“Ferma në festë” ngriti peshë zemrat e shumë qytetarëve, të cilët e ndoqën live në kanalet “Ferma VIP 1” dhe “Ferma VIP 2”, si dhe në ekranin e Vizion Plus.

Risjella e këngëve hit shqiptare, është pritur krahhapur dhe me shumë nostalgji të madhe.

Ky festival që u organizua në “Ferma VIP” nuk është pëlqyer vetëm nga qytetarët e thjeshtë, por edhe nga njerëz të njohur të ekranit.

Aktori Bes Bitraku, i cili është edhe mik i ngushtë i Florian Agalliut deklaroi se Elsa dhe Renisi organizuan një punë të shkëlqyer, teksa theksin e vendosi tek koha e shkurtër që fermerët kishin në dispozicion dhe kushtet e kufizuara që ata kishin.

“Puna që ka bërë Elsa dhe Renisi ka qenë e madhe. Është në natyrën e artistit që të bëjë një punë të mirë. Edhe Flori kishte kënduar mirë. Ata janë shumë ok me njëri-tjetrin dhe i kalojnë të gjitha emocionet brenda dhe nuk kanë hasmëri siç kemi ne jashtë. Për një kohë të shkurtër të regjistrosh zërat, është shumë vështirësi. Me Florin jam shok i ngushtë dhe vetëm unë i “bie kokës””, tha Bes Bitraku

Ndërsa Klegia Troski shprehu mirënjohjen për produksionin, që sipas saj tregoi për artin dhe artistët e vërtetë.

“Desha të shpreh mirënjohjen për produksionin që na tregoi që aty brenda kemi shumë artistë të mirë. Këta janë artistë të mëdhenj dhe bënë aktivitete të tilla kaq të mëdha. Në mënyrë të natyrshme, lind një afeksion mes tyre që kanë ndarë një shtëpi për ditë me radhë”, tha moderatorja Klegia Troski.

Edhe spikeri i lajmeve në Vizion Plus Erion Zeqiraj shprehu vlerësimin e madh për “Ferma në festë”.

Artistin kudo ta hedhësh, artin e vet ai e nxjerr në mënyrën e tyre. Ne që jemi jashtë na duket gjë e lehtë, por aty brenda është e vështirë, sepse nuk ke studio.”, tha Erion Zeqiraj./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *