Subscribe

Te rritesh nje fëmije me autizem vetëm familja e di se çdo te thotë. Veç dashurisë pa kushte te prindërve, sakrificave dhe përkujdesjes se per ta, këta fëmije kane nevoje dhe per mbështetjen e shoqërisë.

 

Antonio është 14 vjeç, por ka zhvillimin e nje 3-vjecari. Nuk flet, nuk dallon ngjyrat dhe nuk ka filluar ende te shkruaje. Nena e tij, Manjola Lecini, kujdestarja dhe shoqëruesja e pandare me dhimbje tregon se Antonios i është ndërprere terapia nga institucioni ku ndiqej privatisht. Familja prej 6 anëtaresh nuk ka mundësi financiare per ta përballuar terapinë e djalit 30 mije leke te rinj çdo muaj.

 

Antonio është nxënës ne shkollën “Kongresi i Manastirit”. Edhe pse institucion publik, prindërit e tij paguajnë ne ketë shkolle privatisht  nje mësues  te posaçëm, pasi ai qe ka vene ministria e arsimit është përcaktuar vetëm per  2 dite ne jave.

 

Per gjendjen e Antonis dhe kujdestarinë e nenës, familja merr nga shteti nje ndihme prej 20 mije lekësh te rinj, shume qe sipas prindërve paguhet mësuesi privat ne shkollën publike. Ne familjen e Antonios i cili ka dhe 2 motra me te vogla punon vetëm babai. Me ato te ardhura sigurohet mbijetesa e familjes ndërsa per terapitë e fëmijës me autizem nuk tepron asgjë.

 

Per te mos u mbyllur edhe me shume brenda vete, nena e Antonios me autizem  gjen force dhe kurajo e ben thirrje per ndihme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *