Forcat e Armatosura kanë parandaluar një tragjedi në Manati të Lezhës, duke larguar nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm me peshë rreth 50 kilogramë.

 

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Olta Xhaçka në një postim në “Facebook”, e cila thekson se arsenali I predhave u zhvendos për për t’u asgjesuar në një poligon të posaçëm.

 

“Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore. Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *