Ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj u takua ne Strasburg me zyrtare të lartë të Këshillit të Europës. Zbatimi i reformës ne drejtësi dhe një sërë aksionesh të ndërmarra në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe forcimit të shtetit të së drejtës ishin disa nga çështjet e diskutuara.

 

Ministrja Gjonaj bisedoi me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Europës, Torbjorn Jagland i cili e ka quajtur reformën në drejtësi impresionuese. Edhe presidentja e sapozgjedhur e asamblesë parlamentare Lilian Paskuier, ka përgëzuar Shqipërinë për punën e bërë deri tani me reformën në drejtësi. Ajo siguroi se do të raportojë mbi progreset e bëra dhe konfirmoi se në shtator do të vizitojnë Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *