Subscribe

Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj i kërkoi prokurorëve që në fokus të punës së tyre të kenë hetimin e rasteve të korrupsionit. Duke iu referuar statistikave të 2 viteve të fundit, hetimi i kësaj vepre është në ulje, ndaj në rekomandimet e qeverisë për vitin 2019 që Gjonaj i dorëzoi prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, korrupsioni renditej i pari.

 

Gjonaj tha se edhe numri i hetimeve pasurore rezulton me ulje gjatë 2 viteve të fundit ndaj sipas saj kjo është që tjetër vepër penale që meriton vëmendje dhe listohet në rekomandimet e qeverisë.

 

Ministrja e drejtësisë renditi si prioritet kyç të qeverisë edhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për hetime të përbashkëta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *