Subscribe

Integrimi i Turqisë në Bashkimin Europian është bërë një ndër çështjet më të përmendura nga politikanët në Gjermani, vetëm rreth dy javë para zgjedhjeve. Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një debati përballë rivalit të saj social demokrat, Martin Schulz, tha se BE duhet të rishqyrtojë marrëdhëniet me Ankaranë për mundësinë e pezullimit apo ndërprerjes së bisedimeve.

 

Por pas këtyre deklaratave, presidenti Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një fjalimi para kryebashkiakeve, u shpreh se Turqia nuk ka hequr dorë nga objektivi i saj strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

“Turqia padyshim që nuk ka hequr dorë nga objektivat e saj strategjik të anëtarësimit në BE, të cilat janë politika zyrtare e shtetit. Ne kemi përmbushur dhe përmbushim detyrat tona që nga dita kur kanë nisur negociatat fillimisht për anëtarësimin si kandidat dhe për anëtarësim të plotë. Ne detyrën tonë e kemi kryer. Tani gjithçka mbetet në duart e zyrtarëve të BE-së. Por, natyrisht që nuk është normale që BE-ja e cila nuk mban premtimet e dhëna ndaj vendit tone, të kthehet dhe të na akuzojë. Ne gjithashtu nuk do t’i japim mundësi ëqë ta përdorin Turqinë si material në fushatat e tyre zgjedhore.”

 

Por pavarësisht qëndrimit te Gjermanisë, shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka deklaruar se Turqia vazhdon te mbetet një vend kandidat dhe se procesi i negociatave për anëtarësimin e saj, do të vazhdojë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *