Subscribe

Shefi i Policisë së Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj, bashkëshortja e tij, si dhe babai 70-vjeçar Xhelal Hasanaj, u qëlluan me armë, teksa po udhëtonin me automjetin e policisë bashkiake pranë vendit të njohur si “5 Heronjtë e Vigut” në periferi të Shkodrës.

 

Policia bëri të ditur se autori i krimit i cili ishte në një motor, i ka qëlluar disa herë teksa mjetet ndodheshin në lëvizje.

 

Nga breshëritë e plumbave mbeten të plagosur rëndë Mentor Hasanaj si dhe babai i tij 70-vjeçar. Ndërsa ka shpëtuar mrekullisht pa asnjë lëndim e shoqja e Mentorit.

 

Pak pas krimit, babë e bir janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës ku morën ndihmën e parë.

 

Në vendngjarje mbërritën Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë të cilat nisën kontrollin e zonës.

 

Ndërkohë, grupi Hetimor ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes si dhe ka marrë dëshmitë e parë. Dyshohet se atentati kishte shënjestër Mentor Hasanajn, për shkak të detyrës së tij si drejtor i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *