Që “bota rrotullohet” kjo nuk ka dyshim, por kjo shprehje e urtë popullore merr akoma edhe më shumë kuptim tek aktorja e njohur, Emma Watson.

 

 

Kur Beyonce publikoi albumin e saj të pestë “Beyonce”, ajo që u vu re ishte sensualiteti i shfaqur nga këngëtarja, sidomos në videoklipin “Partition”. Një gjë të tillë e kritikoi Watson, e cila atëherë shkruante: “Teksa shihja videot ndieja një kontradiktë, një kontradiktë në mesazhin e saj. Domethënë, në një anë ajo e quante veten feministe, nga një anë zhvishej në kamera për një mashkull, i cili nuk ishte askush tjetër veçse bashkëshorti i saj. Ky nuk është feminizëm”.

 

 

Fundjavën që lamë pas vetë aktorja e filmit “E bukura dhe bisha” ka pozuar “topless” për “Vanity Fair”.

 

 

Sigurisht, hipokrizia e Emma-s nuk ka kaluar pa u vënë re nga kritikë të ndryshëm, të cilët e kanë vënë me shpatulla pas murit.

 

 

Watson nuk ka dhënë akoma një shpjegim lidhur me këto akuza.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *