Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Kreu i qeverisë postoi në “Facebook” një video sqaruese, sipas tij, të qytetarëve që takoi Basha një ditë më parë në Ishëm të Durrësit.

 

Sipas Ramës, qytetarët e prekur nga tërmeti janë ndihmuar nga qeveria, ndryshe nga çfarë deklarojnë para Bashës. Sipër videos kryeministri shkruan:

 

“Eh mër Lul mër Lul, mirë ti që fle gjumë në këmbë se nuk ke pse zgjohesh kot, po ata që të çojnë tek “hallexhinjtë” pse të bëjnë kaq qesharak xhanëm me këta aktorë që të nxjerrin në pritë.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *