Subscribe

Kjo është atmosfera e krijuar këtë mesditë në shkollën “Fan Noli”. Nxënësit janë bërë pjesë e një shfaqjeje që në thelb ka edukimin dhe informimin.

 

Artistët e teatrit të operas, baletit dhe ansamblit tanimë i kanë në kalendarin e tyre artistik, të tilla takime me nxënësit.

 

Rëndësi do t’i kushtohet kulturës shqiptare në mënyrë që fëmijët të njohin kostumet, vallet, e këngët që nga isoja e deri tek fustanellat që sot vlerësohen nga e gjithë bota.

 

Misioni sipas Çeles, është jo vetëm për të edukuar, por edhe për të zbuluar talente të reja në mungesë të pallateve te dikurshme të pioniereve.

Surpriza tjetër e Teatrit të Operas dhe baletit është premiera botërore e Eno Peçit, i cili ashtu si Preljocaj ka zgjedhur Shqipërinë për të prezantuar krijimi e tij më të ri në balet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *