Deputeti Lefter Maliqi bën thirrje që vala e protestave kundër qeverisë të vazhdojë.

 

Në një prononcim nga selia e Kuvendit të Shqipërisë, Maliqi deklaroi se edhe Kosova ka paga më të larta. Ai shtoi se me vetting-un në radhët e policisë, qeveria po i bën shantazh socialistëve të ndershëm.

 

Ndër të tjera, deputeti u shpreh se Rama nuk ka më mbështetjen e qytetarëve dhe se nëse iu bën thirrje që të grumbullohen në shesh, sipas tij, Kryeministri nuk arrin të mbledhë më shumë se 2000 vetë.

 

“Vëllezërit tanë kosovarë e kanë shumë më të lartë pagën. Administrata nuk e voton më për shkak të rrogave të ulëta. Thirrja ime është që thirrjes së presidentit do vazhdoj t’i përgjigjem. Opozita e bashkuar dhe socialistët e zhgënjyer duhet të vazhdojnë valën e protestave sepse ky njeri që merr lekët me oligarkë. Ka të tjerë që punojnë për të. Unë e kam thënë se ndërton me lekë e veta jo një Durrës, por edhe Tiranën. Ky me vettingun e policisë i bën shantazh socialistëve të ndershëm. Policinë e ka kthyer në polici politike. Vrasje me snajper në qytetin e Ministrit të Rendit. Si mund të ecim ne. Ju e patë 2 Marsin. Më thoni ju si media ku pati një autobuz me qytetarë. Atyre iu tha të vinin por të gjithë erdhën me makinat e tyre. Kjo valë protestash duhet të ngrihet sepse bëhet fjalë për fatet e vendit. Për këtë njeri të pangopur nuk mund të vuajnë shqiptarët”, tha Maliqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *