Artisti Robert Aliaj, si rrallherë ka folur për familjen e tij, e më konkretisht për vajzën, Gala Aliaj.

Pak kohë më parë, kjo e fundit triumfoi në kompeticionin e famshëm të muzikës në Belgjikë. E mesa duket, ky triumfim ishte një befasi edhe për vetë Robertin.

Në një bashkëbisedim me Florin, Roberti tha se nuk kishte asnjë dijeni se vajza e tij pëlqente muzikën, e jo më tepër që të merrte pjesë në kompeticione.

Ai tha se dyshonte tek ajo për diçka pa e ditur fikse se çfarë po bënte, kur e gjeti në mes të natës me laptop para.

Pasi kishte përfundur aplikimin, e nxitur edhe nga një shoqe, Roberti tha se atëhere e mori vesh që vajza e tij Gala pëlqente muzikën.

Skeptik për gjithë situatën, ai kishte menduar se Gala  do eliminohej që në fillim, por triumfi dhe shkëlqimi i saj ishte një gëzim i madh për familjen./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *