Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i policit në Fier.

Burime bëjnë me dije se prej disa muajsh zhvillohej aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike.

Lokali në Patos ishte në pronësi të policit Lorenc Gropa, por menaxhohej nga kushëriri i tij, i cili dyshohet se ishte personi kyç që bënte shitjen e lëndës narkotike.

I përfshirë ishte edhe polici, por vetë personalisht ishte i kujdesshëm të mos dilte shumë në skenë. Agjentët e AMP kanë kryer disa herë blerje të simuluar në lokal, duke u shtirur si klientë.

Dy muajt e fundit, lokalin mësohet se ia kishin dhënë me qira një tjetër personi. Rastësisht është zbuluar trafiku i armëve, pasi në celularin e babait të policit janë gjetur komunikime me Skerdilajd Levendin për të dërguar armë në Greqi. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *