“Dijonisi po luan me admirimin e publikut”. I këtij mendimi ka qenë moderatorja Klegia Troski teksa komentoi në “Ferma Club” rikthimin e tij.

Troski shtoi se Dijonisi në fillim hyri si një personazh i njohur i rrjeteve sociale për të synuar të futet në botën e shoëbizz, ndërsa pas rikthimit, ajo shton se fermeri ka si synim fitoren e këtij spektakli.

Dijonisi po luan me admirimin që ka marrë nga publiku. Ai u fut i sigurt kur pa jehonën, si prentendent kryesor. Në fillim kur u fut ishte një person i rrjeteve sociale që synonte të bëhej pjesë e showbizz, ndërsa tani ka rihyrë si një person i botës së showbizz”, tha Klegia Troski

I të njëjtit mendim ishte edhe spikeri i lajmeve në Vizion Plus  Erion Zeqiraj. Ai tha se Dijonisi edhe pse një personazh karizmatik, kishte frikë për paraqitjen e tij jashtë, teksa shtoi se pasi mori sinjale pozitive nga jashtë, tashmë është më i sigurt.

Ai është karizmatik për ekranin dhe ka pasur frikën brenda vetes, ndërsa kur doli jashtë ai mori siguri. Të tjetër nuke dinë sesi janë pritur jashtë dhe mundohen të kapin ndonjë sinjal nga televotimet”, tha Erioni./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *