Subscribe

Nga burgu i Spaçit, aty ku gjurmët e torturave të regjimit komunist kanë mbetur të shënjuara në çdo cep të godinave, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit risolli në vëmendje të të rinjve këtë pjesë të historisë.

Një aktivitet ky që synon t’i japë jehonë ngjarjeve të përjetuara të të burgosurve politik, në një këndvështrim të detajuar, por gjithmonë të përshtatur për fëmijë.

“Fëmijës nuk m und ti bësh propagandë, fëmijës nuk mund t’i japësh informacion të papërpunuar nga ana didaktike. ne ka dy vjet që bashkëpunojmë me ministrinë e Arsimit, institutin e kurrikulës dhe ekspertët kemi bërë marrëveshjen e bashkëpunimit dhe ata e kanë filtruar të gjithë tekstin. dhe mendojë pasi e kemi testuar me grupe fëmijësh kemi arritur diçka të mirë. Kemi sjellë historitë e familjarëve që kanë qenë fëmijë, si përjetonin kalvarin e mbajtjes së barrës së dënimit politik”, shprehet Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve.

Mes diskutimeve të shumta për kthimin e këtij kampi në Muze Kujtese, një mbështetje të veçantë tregoi edhe kryetari i bashkisë së Mirditës.

“Ka 30 e ca vite që ne kërkojmë që ky kamp të kthehet në një muze kujtese. por ka një mendje për mua djallëzore deh dua ta them e cila kërkon që muzeun ta transferoj diku tjetër. nuk mund të jetë ky kam, ky ish burg në një vend tjetër”, thotë Albert Mëlyshi, kryetar i Bashkisë Mirditë.

Kryetarja e autoritetit të dosjeve theksoi se ky burg është artefakt i gjallë i çdo shkeljeje njerzore që është bërë.

“Kemi vite që kemi propozuar që të ndryshoj ligji i muzeve, ku ne propozojmë Tepelenën, Spaçit  po pse jo dhe Burrelin, Lushnjen të bëhen ose muze kombëtar ose dhe muze Lokal. Ne po vrapojmë me kohën. Kemi ekspozuar dokumente te plota, ka dëshmi rreth 60 të tilla dhe do vazhdojmë të mbledhim me sa kemi mundësi”, thotë Sula.

Lojëra, dokumentar, promovimi i librit “Dielli lind në Spaç” ekspozita si dhe shumë aktivitete u mbajtën gjatë gjithë ditës së premte në Ish-kampin famëkeq të Spaçit, ku morën pjesë mbi 40 nxënës e mësues të shkollave 9-vjeçare e të mesme. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *