Një familje holandeze për 9 vite me radhë kanë jetuar e mbyllur në bodrumin e vilës duke pritur fundin e botës.

 

Ngjarja është zbuluar nga fëmija i madh i familjes, i cili i ka treguar për autoritetet e sigurisë mënyrën se si jetonte aid he familja e tij.

 

Sipas mediave holandeze, 25 vjeçari teksa ndodhej në një lokal tregoi jetën që kishte bërë prej vitesh. Më pas policia ndoqi rastin duke zbuluar bodrumin në një fermë në pyllin e Ruineruorld.

 

Në shtëpinë e izoluar në pyll, agjentët gjetën një shkallë e cila zbriste në një bodrum ku gjetën një burrë që kishte pësuar një atak në zemër dhe 6 fëmijët të mohës nga 18 deri në 25 vjeç.

 

Ndër të tjera në media raportohet se djali I madh në informacionet që ka  dhënë tregon se disa prej fëmijëve as nuk e dinin se jashtë shtëpisë kishte dhe njerëz të tjerë. Babai, 58 vjeç, tashmë në arrest, i kishte detyruar të jetonin në bodrum, për të pritur fundin botës. Policia mendon se nëna e fëmijëve është varrosur diku në fermë.

 

Ndërkohë fqinjët me dëshmitë e tyre tregojnë se nuk i kishin parë asnjëherë fëmijët por vetëm babain.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *