Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën dy ditë më parë në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se akisidenti ka ndodhur në Pontebanna, ndërsa identitteti i viktimës nuk ëhstë bërë ende i ditur.

Viktima ishte shofer në një makinë tip “Fiat Punto”. Bashkë me të në momentin e aksidentit ishte edhe nshoku i tij, po ashtu shqiptar.

Lexo edhe :

Related Posts

Ata u përplasën nga një makinë tip “Mercedes Benz” ku udhëtonin dy italianë.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se “Mercedesi” ka dalë në korsinë tjetër, duke u përplasur me “Fiatin”.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe ambulanca. Shqiptari u transferua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve shumë të rënda ndërroi jetë pak më vonë.

Si pasojë e aksidentit shumë të rëndë rruga në fjalë u mbyll për rreth 4 orë.

/Vizionplus.tvv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *