Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur Taulant Ballës, duke publikuar një shembull nga Rumania, sipas të cilit, tregon se Presidenti mund të ngrihet në lartësinë e misionit të tij si mbrojtës i Kushtetutës.

Ai ka shpërndarë edhe deklaratën e presidentit rumun, Iohannis, teksa shprehej se nuk mund ta lejonte ndryshimin e ligjit në Rumani nga një bandë politikanësh.

“Rumania shembulli ekselent per Tao-n dhe Tao-t! Meqenese Tao & co duan nje shembull nga nje nje vend i BE dhe anetar i NATOS, se si Presidenti ngrihet ne lartesine e misionit mbrojtjes Kushtetutes dhe sundimit te ligjit duke u perballur me qeverine e kapur nga krimi atehere po i japim Rumanine Per Tao-n eshte edhe me e lehte fale rumunçes, qe e njeh jo vetem se i duhej per shkolle, por edhe per te tjera….pune! Tre vjet me pare, Presidenti Iohannis ne krye te dhjetëra mijra qytetareve rumunë deklaronte: “Një bandë politikanësh me probleme kriminale dëshiron të ndryshojë ligjin në Rumani dhe të dobësojë sundimin e ligjit. Kjo nuk mund të lejohet. Eshtë e papranueshme të ndryshohet legjislacioni në mënyrë që dhjetëra apo qindra politikanë me probleme ligjore të pastrojnë të dhënat penale dhe të vazhdojnë veprimet e tyre të gabuara. Rumunët janë indinjuar me të drejtë,” thoshte Iohannis në shesh. Liviu Dragnea ne ate kohe Kryetar i partise ne pushtet dhe njeherazi Kryetar i Parlamentit rumun deklaroi per veprimet e presidentit Iohannis se: “një fillim grushti shteti. Presidenti ishte jashtë ligjit sot, duke synuar avantazhe politike personale dhe duke kërkuar shmangie kushtetuese”.

Vasili tha se populli rumun, i cili e kishte votuar në mandatin e parë Presidentin me 53% te votave, e votoi ne mandatin e dyte me 66% te votave, pasi u vu ne krah te popullit dhe Kushtetutes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *