Një 43 vjecare shqiptarë që kërkohej në Itali për terrrorizëm është arrestuar në Tiranë me qëllim eksradimi drejt vendit fqinjë.
Lubjana Gjeçaj, 43 vjeçe banuese në Tiranë u arrestua nga forcat e policisë së Komisariatit numër 6.
Ajo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 4 shtator 2020.
Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.