Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 April 2026
Vizion fokus

“Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”,...

Përshkallëzim mes SHBA dhe Iranit? Teherani mund të bojkotojë...

Media: Irani nuk do të shkojë në bisedime për...

Armëpushimi në Liban, Papa bën thirrje për paqe të...

Bullgaria voton në zgjedhjet parlamentare, ja kë nxjerrin fitues...

Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat...

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do shkatërrojmë çdo...

Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte...

“Shqipëria ka avancuar me integrimin”, deputeti shqiptar në Suedi...

Zelensky: Të ardhurat nga nafta ruse po financojnë luftën

“E ardhmja e gazetarisë së pavarur”

Nga Mathias Döpfner
Analist
3 Tetor 08:47

„Nëse gazetaria mbetet e shëndoshë ekonomikisht dhe larg shtetit, atëherë shoqëria e hapur, e bazuar në shtetin ligjor dhe të drejtat e njeriut, do të triumfojë.”

 

 

Ne jetojmë në kohëra konfuze dhe të paparashikueshme. Rendi botëror duket sikur po shpërbëhet. Europa dhe Amerika po largohen nga njëra tjetra. Kina synon të arrijë supremacinë globale. Rusia vepron gjithnjë e më e paskrupull. Islamistët sulmojnë shoqërinë e hapur. Populistët janë në ofensivë nga Londra deri në Budapest. Inteligjenca artificiale mund t‘i kthente njerëzit në shërbëtorë të alogaritmeve. Një virus po e çon botën në gjendje të jashtëzakonshme dhe pjesërisht në stanjacion.

 

Informacionet e vërteta të hulumtuara rrënjësisht bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në kohërat konfuze dhe të paparashikueshme. Ky është një shans historik për gazetarinë. Por ndërkohë modeli ynë i biznesit po ndryshon nga analog në digjital. Një transformim i mrekullueshëm, që shumë botues i vë para pyetjeve ekzistenciale.

 

Ajo që përbën pavarësinë e gazetarisë

 

Bëhet fjalë për të ardhmen e gazetarisë së pavarur. E thënë më saktë: për „pavarësinë” dhe „gazetarinë”. Përdorimi i këtyre fjalëve është bërë rutinë dhe i vetëkuptueshëm. Fundja secila apo secili prej nesh në kuadrin e ligjeve mund të shkruajë atë që dëshiron. Por nuk do të thotë se kjo edhe ndodh. Ndikimi dhe presioni, me të cilët përballemi, mund të jenë subtilë. Çfarë e përbën pavarësinë e gazetarisë? Për mendimin tim janë disa kushtëzime të pakta, por ecenciale.

 

Së pari: Gatishmëria për t‘u konfrontuar me të fuqishmit. Në kërkim të së vërtetës dhe me kurajon për t‘i thënë me emër defiçitet e shoqërisë, shumë njerëz rrezikuan karrierën e tyre, lirinë dhe madje edhe jetën në dekadat e kaluara. Pikërisht ne, që raportojmë nga rehatia e shtetit të së drejtës, duhet të angazhohemi, që gazetarët të mund të raportojnë lirshëm dhe pa vënë në rrezik shëndetin apo jetën e tyre. Në vitin 2018 janë vrarë 63 gazetarë. Në vitin 2019 kanë qenë 38. Angazhimi për këtë qëllim ia vlen. Por 38 janë tepër shumë! Dhe për fat të keq nuk jam i sigurt, nëse situata e gazetarëve do të marrë një zhvillim më pozitiv në të ardhmen.

 

Së dyti: Pavarësia e vërtetë kërkon pavarësi financiare. Financimi privat dhe një model intakt biznesi janë karakteristikë qenësore e gazetarisë së pavarur. Kjo është mënyra e vetme për të garantuar diversitetin. Vetëm kur stimujt financiarë inkurajojnë shumë sipërmarrës të investojnë në gazetari, mund të lindin diversiteti dhe konkurrenca.

 

 

Afërsia dhe distanca

 

Gazetaria është një kalibrim i vazhdueshëm ndërmjet afërsisë dhe distancës me qendrat e pushtetit. Gazetarët duhet të jenë pranë politikës dhe ngjarjeve të saj, për t‘i parë gjërat me saktësi. Por duhet edhe të jenë në gjendje të shkëputen, për t‘i parë gjërat nga distanca. Të dyja perspektivat janë të rëndësishme. Por kur bëhet fjalë për financimin e mediave private, nuk mund të jemi sa duhet larg nga institucionet shtetërore.

Së treti: Pavarësia e vërtetë kërkon shumëllojshmëri. Kjo larmi plotëson dy funksione: së pari është konkursi gazetaresk për kontributin më të mirë, por edhe kori i shumëzëshëm i perspektivave të ndryshme dhe komentet me rëndësi thelbësore për sqarimin e fakteve. Konkurrenca mes mediave të ndryshme është receta e vetme e efektshme kundër fake news, propagandës dhe manipulimit. Përveç kësaj larmia e medieve mbron lirinë e shtypit si të tërë: politikanët mund të marrin masa kundër mediave të veçanta në rast të publikimeve të pakëndshme. Por ata nuk mund ta bëjnë të heshtë një sektor të tërë. Kjo do të thotë: Sa më shumë oferta vitale gazetareske të ketë, aq më të dobëta janë mundësitë e shtetit për të ndikuar te secili prej nesh.

 

Rregullimi i platformave

 

Për pavarësinë dhe diversitetin e gazetave tona na duhen kushte të ndershme konkurrence. Kjo vlen të thuhet sidomos në lidhje me platformat e mëdha. Nuk duhet të ndodhë, që dy apo tri platforma globale të zëvendësojnë infrastrukturën e mijëra botuesve dhe të vendosin, se çfarë marrin për të lexuar miliarda klientë, çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe.

Gjithnjë e më shpesh dhe në mënyrë gjithnjë e më kritike në qarqet politike diskutohet këto ditë roli i platformave të mëdha. Toni po ndryshon. Gjithnjë e më shpesh nuk po diskutohet çështja, nëse këto kompani dominante duhet të shkatërrohen. Por kur dhe si. Për mendimin tim, ky mund të jetë vetëm mjeti i fundit. Dhe nuk ka pse të vijë deri këtu. Ne vetëm duam të jemi aktorë të shëndetshëm e të suksesshëm në një ekosistem mediatik të ndershëm dhe funksionues.

 

Zbatimi i reformës të të drejtave të autorit të BE

 

Prandaj ne na nevojiten rregulla më të mira, më moderne, më të zhdërvjellëta, që t’u përgjigjen sfidave të dixhitalizimit. Një zbatim i mirëfilltë i reformës së të drejtave të autorit të BE është po aq i rëndësishëm sa edhe rregullimi me efekt i platformave.

Unë jam shumë i bindur se nëse gazetaria kritike vazhdon të luajë një rol ndikues në shoqërinë tonë, nëse gazetaria mbetet ekonomikisht e shëndoshë dhe e largët nga shteti, nëse media mund të vazhdojë të punojë e pavarur, atëherë problemet, që nga gjeopolitika e madhe deri te plotfuqia e dukshme e inteligjencës artificiale, do të mund të zgjidhen. Atëherë shoqëria e hapur, e bazuar në shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, arritja më e madhe e kohës moderne, do të triumfojë.

 

Burimi: DW

Shenim: Mathias Döpfner është President i Shoqatës gjermane të Botuesve Dixhitalë dhe Botuesve të Gazetave (BDZV), organizatës kryesore të botuesve të gazetave gjermane. 

 

 

 

Posted Under:
Opinion Sociale
Tagged:
gazeta gazetari liria e shtypit Media Pavarësi

Nga e njëjta kategori

Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kryerjen e egzaminimeve

më shumë...

Nxënësit e huaj mësojnë shqip, fëmijë nga vende të ndryshme integrohen në shkollat shqiptare

më shumë...

Shtrenjtohen qiratë e apartamenteve, interes jo vetëm për zonat pranë qendrës por edhe për periferinë

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 19 prill 2026

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:46

“Vendet e Gjirit do të dalin më...

6:35

Përshkallëzim mes SHBA dhe Iranit? Teherani mund...

6:09

Media: Irani nuk do të shkojë në...

5:57

Çfarë i bën kafja trupit dhe sa...

5:36

Armëpushimi në Liban, Papa bën thirrje për...

5:01

Bullgaria voton në zgjedhjet parlamentare, ja kë...

4:36

Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët...

4:10

Haxhiu thirrje për konsensus: Kosova të shmangë...

3:52

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do...

3:15

Operacion në disa zona të Kosovës, mbi...

3:06

Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe...

2:33

“Shqipëria ka avancuar me integrimin”, deputeti shqiptar...

2:19

Lezha mirëpret fotografët, në fokus të festivalit...

2:07

Zelensky: Të ardhurat nga nafta ruse po...

1:42

Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati...

1:28

“Zorba” në Teatrin e Korçës, publiku shijon...

1:06

Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids,...

1:02

Berisha takim me të rinjtë: E ardhmja...

12:58

Nxënësit e huaj mësojnë shqip, fëmijë nga...

12:54

Influencerët rusë ndërrojnë kahe: Nga kozmetika në...

Më të klikuarat

  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesë...
  • Ngjarje tragjike në familjen shqiptare! Burri vret ish-gruan...
  • “Kam folur me babain e tim biri më parë”, Jonida...
  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • 25 vite diferencë, Klodi tregon marrëdhënien e veçantë me ba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.