Një konflikt mes një çifti ka përfunduar në mënyrë tragjike sot në Tiranë.

Një 26-vjeçar ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J.J., 31 vjeçe, në një banesë të marrë me qira në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet.

Kur kjo e fundit doli nga banesa dhe u largua për të kërkuar ndihmë, i riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është hedhur nga kati i 8-të i një pallati, e për pasojë ka ndërruar jetë.

31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *