Dy detarë janë vrarë të mërkurën si pasojë e një sulmi raketor nga grupi rebel, Huthi, kundër një anijeje mallrash në Detin e Kuq, njoftuan zyrtarët amerikanë dhe britanikë.

Ky ishte sulmi i parë me të vdekur prej se ky grup, i mbështetur nga Irani, i filloi sulmet kundër anijeve tregtare në rrugën më të dendur tregtare detare në botë muaj më parë.

Përgjegjësinë për sulmin e morën rebelët huthi.

Cak i sulmit ishte një anije greke, e regjistruar në Barbados.

Ambasada britanike në Jemen shkroi në rrjetin social X: “Së paku dy detarë të pafajshëm kanë vdekur. Këto ishin pasojat e trishtueshme por të pashmangshme të gjuajtjeve me raketa nga Huthi kundër transportit ndërkombëtar të mallrave. Ata duhet të ndalen patjetër”.

Dy detarë janë vrarë të mërkurën si pasojë e një sulmi raketor nga grupi rebel, Huthi, kundër një anijeje mallrash në Detin e Kuq, njoftuan zyrtarët amerikanë dhe britanikë.

Ky ishte sulmi i parë me të vdekur prej se ky grup, i mbështetur nga Irani, i filloi sulmet kundër anijeve tregtare në rrugën më të dendur tregtare detare në botë muaj më parë.

Përgjegjësinë për sulmin e morën rebelët huthi. Cak i sulmit ishte një anije greke, e regjistruar në Barbados.

Ambasada britanike në Jemen shkroi në rrjetin social X: “Së paku dy detarë të pafajshëm kanë vdekur. Këto ishin pasojat e trishtueshme por të pashmangshme të gjuajtjeve me raketa nga Huthi kundër transportit ndërkombëtar të mallrave. Ata duhet të ndalen patjetër”./Radio Evropa e Lire/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *