Komisioni Hetimor per Inceneratoret do te çoje ne parlament dy raporte; nje te shumices dhe nje te opozites.

 

Ne emer te PD-se, Jorida Tabaku tha se skema per ndertimin e 3 inceneratoreve eshte afera korruptive e shekullit. Kjo afere, sipas saj, i ka kushtuar shqiptareve 430 milione euro.

 

Por Ermonela Felaj ne emer te shumices, paraqiti nje situate krejt ndryshe. Ajo tha se pretendimi i Partise Demokratike per nje abuzim ne keto shifra, nuk qendron.

 

Sipas saj, 300 milione euro eshte shuma qe bashkite do te paguajne per pastrimin per nje periudhe prej 3 dekadash.

 

Ashtu sic pritej, raporti i opozites per inceneratoret u rrezua ne komision dhe e njejta situate pritet te ndodhe edhe ne seance plenare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *