Subscribe

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediet, ditën e sotme i ka bërë thirrje kreut të SPAK, Altin Dumani që të sekuestrojnë pasuritë e tij, por jo partinë, ashtu siç pretendon Meta.

I ashpër në deklaratën e tij, Meta se kryeprokurori është shndërruar në një vegël të Edi Ramës me qëllim që të shkatërrojnë pluralizmin politik.

Lexo edhe :

Related Posts

Ilir Meta: Dumdumani florinjtë e mi, fabrikat e mia t’i marrë, t’i sekuestrojë dhe t’ia çojë shqiptarëve. Nuk kam asnjë merak. Kam ¼ e shtëpisë te Pazari i Ri që do t’ia jap motrës së mrekullueshme që kam. Kam dhe një motër që ma ka falur zoti, se po më kujdeset për prindërit e mi. Këtu e vë krevatin te selia.

Shkon më atë çantë që të marri Partinë e Lirisë e ta çoj Edi Ramës… Por që të marrë PL dhe t’ia çojë Edi Ramës, atë le ta shikojë Dumdumani dhe kushdo tjetër. Dumdumani është palaço, është shndërruar një një pistoletë të Edi Ramës për të shkatërruar pluralizmin politk. Unë ia thashë në sy, je palço./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *