Subscribe

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç e konsideron iniciativën “Ballkani i Hapur” si një mundësi më shumë që do të përshpejtonte integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

 

Në një intervistë për DË, Abazovic, ndryshe nga presidenti i vendit, shprehet se e mbështet bashkëpunimin rajonal në çdo dimension.

 

DRITAN ABAZOVIC

KRYEMINISTER. MALI I ZI

“Problemi është se njerëzit në Ballkanin Perëndimor përpiqen të dramatizojnë çdo çështje. Procesi i Berlinit, CEFTA, “Ballkani i hapur” apo çdo nismë tjetër kanë si mesazh të përbashkët bashkëpunimin rajonal. Emri është i parëndësishëm. Na duhen më pak tensione, depolarizim i rajonit, dhe për këtë na duhet t’i besojmë njëri-tjetrit dhe jo ta shohim çdo propozim që vjen nga përtej kufirit si diçka armiqësore.”

 

Duke komentuar propozimin francez për një Komunitet të ri politik në Bashkimin Evropian, që nuk janë anëtare në union, kryeministri i Malit të zi vëren se nuk është koha e duhur për të vonuar procesin e zgjerimit.

 

“Ukraina dhe kriza e tanishme na tregojnë shumë mirë se çfarë mund të ndodhë nëse jemi shumë të ngadaltë në proceset vendimmarrëse. Lufta është një sinjal shumë i fortë për ne, për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por është gjithashtu edhe një sinjal për administratën e Brukselit dhe jam më shumë se i sigurt se tani do të kemi më shumë mirëkuptim prej tyre për të shtyrë përpara procesin e integrimit jo vetëm për Malin e Zi por edhe për vendet e tjera.”

 

Pavarësisht skepticizmit për mënyrën se si do të funksionojë qeveria e pakicës, Dritan Abazovic shprehet se sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik, mbeten dy prioritetet kryesore të ekzekutivit dhe rezultatet e para kanë nisur të reflektohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *