Subscribe

Investimet në energji ishin në fokus të inspektimit të ministrit Damian Gjiknuri në qytetin e Vlorës. Në këtë bashki, konkretisht në Orikum është drejt përfundimit  nënstacioni i ri elektrik që do të shërbejë për përmirësimin me energji të popullatës

 

“Jemi drejt përfundimit të një prej veprave të rëndësishme energjetike këtu në Qarkun e Vlorës që është nënstacioni elektrik i Orikumit. Nënstacioni do bëjë të mundur përmirësimin e furnizimit me energji të të gjithë zonës së Orikumit ku efekti do të jetë i menjëhershëm me lidhjen që do të ketë rrjeti 35 kV. Janë investime të nevojshme për këtë zonë turistike. Ka patur dhe shqetësime nga banorët për furnizimin por e rëndësishme është mesazhi që po jepet se investimet janë të mëdha dhe po vazhdojnë. Kjo është një nga veprat më të mëdha pas linjës 110 Kv që ne tashmë e kemi përfunduar dhe besoj se në kuadrin e një viti situate do ketë ndryshuar radikalisht në gjithë zonën e Orikumit”.

 

Duke ju referuar të dhënave, Vlora ka përfituar 800 milion lekë investime, por OSHEE ka një tjetër projekt për të zbatuar.

 

Bëhet fjalë për sistemimin e rrjetit elektrik nga tuneli i Ujit të Ftohtë deri në zonën e Radhimës që shkon rreth 2.2 miliard lek të rinj, projekt i cili do të nisë zbatimin  në muajt në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *