Të rinjtë në Shqipëri e njohin shumë pak të kaluaren komuniste. Autoriteti i dosjeve prej kohësh ndërmerr projekte që kanë në thelb përballjen me të shkuarën dhe leximin drejt të dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.

 

Në funksion të këtij qëllimi është dhe organizimi i konferencës ndërkombëtare në Tirane nën titullin “Të mohuar nga regjimi”.

 

Pjesë e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, këtë të shtunë është Gentjana Sula, drejtuese e autoritetit për informim mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit, me të cilën do të bisedojmë rreth këtij projekti.

 

Më poshtë intervista e plotë e zonjës Sula, të dhënë për Vizion Plus;

 

“Të mohuar nga regjimi” është konferenca e parë ndërkombëtare që realizohet në Shqipëri. çfarë mendohet të publikojnë studiuesit e huaj e ata shqiptare?

Së pari siç e thatë juështë konferenca e parë ndërkombëtare dhe shkencorë, së pari më vjen mirë që tha theksoj fjalën shkencore sepse vërtet që nga koha kur dosjet sekrete u bënë të aksesueshme për publikun, qasja është e papenguar ka një interes të studiuesve dhe këtë herë ne bëhemi bashkë katër institucione autoriteti ynë, instituti i Historisë, instituti Shqiptar për studimin e krimit dhe të pasojave të komunizmit dhe instituti për Integrim të ish-të përndjekurve politike. Katër institucionet bashkë u bënë thirrje studiuesve disa muaj më parë që të vinin e të aplikonin me interesat e tyre për studim njëkohësisht autoriteti nxori të gjithë inventarët e vet dhe ekspozoi të gjithë dokumentarët e vetë që kishin të bënin me burgjet kampet dhe punë e detyruar një punë shumë voluminoze e bërë nga departamenti i arkivës tek ne, i klasifikuan masivisht dhe ekspozuan koleksionet dhe studiuesit patën mundësinë që të njihen nga afër me dokumenta me punime të dorës së parë të cilat lejojnë që të bësh shkencë. Bashkë me studiuesit më vjen mirë që është një prurje e madhe e emrave shumë të shquar të studimit të historisë më lejoni të them se është një përzjerje multidisiplinore. Kemi studiues të shkencave politike, shoqërore të shkencave shoqërore, janë politolokë, antropologë emra më të shquar njerëz që janë titullarë të studimit, kemi për herë të parë rrjetin evropian të kujdesit dhe të solidaritetit që vjen me një ekip shumë të rëndësishë, që merret me histori të shekullit 20, në mënyrë shumë të suksesshme vjen një ekip bashkë me studiues, vijnë përfaqësues të shkencës në autoritetin e stafit që ne e kemi thënë dhe herë të tjera që e kemi si një institucion model dhe janë 9 panele me nga 4 studiues. Pra 36 punime që botohen për herë të parë. Ajo që është e rëndësishme është se kjo është histori bashkëkohore, është delikate të merresh me to sepse njerëzit akoma të gjitha palët jetojnë, por nëse futet shkenca, metotat rigoroze shkencore, etika mendoj se të vërtetat janë aty të debatueshme gjithmonë për të lënë udhë mendomeve ndryshe mendoj se do të dalë një gjë e mirë dhe kemi vënë një traditë.

 

Dëshmitë e të mbijetuarve, tanime keni filluar t’i dixhitalizoni, pra t’i publikoni online. ka pasur interes nga te rinjte, apo mbeten ende te mbijetuarit dhe familjaret e tyre ata qe vijne te autoriteti?

Ka shumë interes dhe nga të rinjtë, kamë sjellë librin me vetë që është dhe libri i parë janë dy nga dëshmitë e para të kampit të përqëndrimit në Tepelenë, ishte një debat publik që ne të gjithë e kemi ndjekur është një faqe e historisë që nuk është njohur për publikun e gjërë ashtu sikur shumë ngjarje të errëta të terrorit të sistemit totalitar dhe kjo nuk është dokumentuar aq mirë por përsa kohë që njerëzit jetojnë është detyra jonë që krahas dokumentave arkivore që po dalin dita ditës, dokumenta interesante që do të publikohen së shpejti edhe dëshmitë them unë të mblidhen të transkiptohen, të ruhen si dokumenta po aq të rëndësishëm të dorës së parë se janë me vlerë historike dhe njëkohësisht të publikohen dhe tu jepen të gjithë atyre që janë të interesuar sidomos historianëve të cilët do ti përdorin si dokumenta po aq të rëndësishme si arkiva. Ne i vëzhgojmë audienca tona në rrjetet sociale apo website dhe rezulton se dominon grupmosha 24-35 vjeç, një grupmoshë që ka lindur kryesisht në demokraci ose që kanë qenë të parritur në diktaturë, një gjë që nuk e kanë përjetuar vetë por që ju intereson. Mua më vjen mirë që kemi arritur që të krijojmë një formë komunikimi publik me këtë moshë duke përdorur forma të ndryshme të narracionit, shikoj se vijnë tek ne për praktika pune, atribuojnë dhe janë të pranishëm në çdo aktivitet që ne bëjmë. Është një meritë që e them me modesti, por që ne e kemi arritur që format e komunikimit kanë qenë të larmishme dhe kanë qenë interesante për këtë grupmoshë.

 

Pas deklasifikimit të dosjeve të “kënetës së Maliqit”, “bombës në ambasadën sovjetike”, apo “revoltës se Spacit”, për çfarë po punon autoriteti?

Viti 2019-të  përkon me dy momente të rëndësishme që ne jemi munduar që ti dallojmë. Është 75-vjetori i çlirimit të vendit i mbarimit të luftës së Dytë Botërore për këtë arsye do të përqëndrohemi tek emigracioni politik menjëherë pas mbarimit të luftës dihet se elita e luftës u largua, sidomos titullarët dhe familjet e tyre një pjesë e madhe mbetën këtu. Janë ato familje që një pjesë u strehuan në Tepelenë po njëkohësisht emigracioni pati aktivitet politik, pati votime pati parti, grupi me politike lëvizje qoftë të fuqishme kjo pjesë do të jetë temë. Ne e hapim dialogun me diasporën në 28 nëntor ne jemi ftuar në SHBA, me qëllim që të krijojmë dhe disa ura komunikimi së pari të mbledhim dëshmitë që janë atje dhe së dyti të fillojmë një komunikim me atë komunitet që është i prekur nga aktiviteti i sigurimit. Tema e dytë është përsëri viti 49’ një vit i rëndësishëm për reduktimin e lirive të besimit kështuqë ne do të përqëndrohemi te liria e besimit. Rezulton se të gjitha fetë kanë qenë njësoj të përndjekura, meqenëse feja ka qenë një mënyrë ku klerikët kanë pasur ndikim tek populli, kështuqë mund të themi se kanë qenë një armik politik i regjimit do të bëjmë të mundur që të gjitha historitë që kanë të bëjnë me besimin me klerikët të mund të dalin në pah. Të tjera tema që ne i kemi deklaruar dhe akoma jemi në punë është dosja e Kosovës, është kompleti i materialeve përsa i përket monarkisë i cili hyn një pjesë te emigracioni politik, dhe balli Kombëtar që dhe ai do të jetë pjesë e këtij dialogu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *