Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë mposhtur grupin terrorist të shtetit islamik në Siri.

 

Shtëpia e Bardhë  nëpërmjet zëdhënëses njoftoi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e trupave.

 

Sipas Pentagonit të paktën 13 mijë luftëtarë ISIS-it ndodhen ende në Siri.

 

Shtetet e Bashkuara kanë ende rreth 2 mijë trupa, shumë prej të cilëve forca speciale që punojnë në aleancë me forcat kurde e arabe të njohura si forcat demokratike të Sirisë.

 

Departamenti Amerikan i Shtetit do të evakuojë të gjithë personelin nga Siria gjatë 24 orëve të ardhshme dhe tërheqja e trupave do të ndodhë brenda një afati kohor prej 100 ditësh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *