Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu është takuar me kryeministrin Edi Rama në zyrën e këtij të fundit. Diplomati amerikan ka mbërritur rreth orës 10 në selinë e kryeministrisë, ku për 20 minuta bisedoi me kreun e qeverisë shqiptare mbi aktualitetin politik në vend.

 

Asnjë nga palët në takim nuk kanë dhënë informacione mbi bisedën e zhvilluar. Por takimi vjen në një moment kur tensioni e konflikti politik në vend është i lartë, çka u pa qartë në seancën e fundit plenare. Mes përplasjeve, siç pritej u rrëzua lista e 10 kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë, institucione të rëndësishme për zbatimin e reformës në drejtësi, reforme në të cilën Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë.

 

Ndërkohë që pak ditë me parë, ambasadori Lu i tërhoqi vëmendjen politikës, policisë dhe prokurorisë për mungesën e arrestimit në janar të peshqve të mëdhenj. Por pas takimi mes kryeministrin Rama, ambasadorit Lu mësohet se ka vijuar takimin me sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *