Krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare kanë marrë pjesë në ceremoninë e Shenjtërimit të Nënë Terezës, në sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan. Presidenti nishani dhe Kryeministri Rama me bashkëshortet ndoqën nga afër ceremoninë historike per kombin shqiptar. Në sheshin qendror te Vatikanit ishte edhe kryetari i kuvendit Ilir Meta. Ne njoftimin e zyrës se shtypit thuhet se Shenjtërimi i Nënë Terezës është për të gjithë shqiptarët një ngjarje e jashtëzakonshme. Meta ka theksuar se Nënë Tereza i përket mbarë njerëzimit me modelin e jashtëzakonshëm që ajo solli dhe frymëzoi në të gjithë botën për të ndihmuar dhe për t’i shërbyer njerëzve më të varfër. Edhe kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se kjo është një ditë e madhe për kombin shqiptar! Ai ka nënvizuar se Nënë Tereza, do të jetë shenjtorja më e re e Kishës Katolike, frymëzimi ynë dhe i mbare qytetërimit për t’ju përkushtuar ndihmës dhe shërbimit ndaj të varfërve, të pamundurve, të sëmurëve.