87 vjetori i ditës kombëtare të Arabisë Saudite u festua edhe në Tiranë. Për të celebruar, Ambasada e Arabisë Saudite në vendin tonë organizoi një pritje ku morën pjesë personalitete të larta të politikës, ambasadorë, përfaqësues të jetës ekonomike dhe medias.

 

Në fjalën e rastit, ambasadori i Arabisë, Fyez Al Temyat, u ndal te marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Mes të tjerave diplomati nënvizoi angazhimin e Arabisë Saudite për ndjekjen e një axhende ambicioze për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimin në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët, kryesisht ne infrastrukture.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *