Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike me mot të qëndrueshëm e kohëzgjatje të orëve me diell.

Nuk do të mugojnë as vranësirat e herëpasherëshme në formën e reve të mesme dhe të larta transparente.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobta shiu përgjatë maleve në veriperëndim të vendit në orët e pasdites.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës shfaqet intensive me shpejtësi 11-17m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen, në zonat malore -2 deri15 °C, në zonat e ulëta 0 deri 21°C dhe në zonat bregdetare 5 deri 21 °C./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *