Qëndrimi i delegacionit të Parlamentit Europian në përfundim të takimeve me aktorët politike në Tiranë, duket se nuk ka qenë përkrahës në lidhje me vendimin e opozitës.

 

Përkundrazi nga qëndrimi i tyre nuk ka asnjë dritë jeshile të ndezur nga Europa për kërkesat dhe pretendimet e opozitës.

 

Ndërkohë që krerët opozitare nuk nguruan të qartësojnë se nuk kanë lëvizur aspak nga pozicioni radikal për rrëzimin e kryeministrit, dhe krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

 

Për të diskutuar më shumë rreth qëndrimit të europarlamentarëve, në edicionin qëndror të lajmeve ka qenë deputetja e zgjedhur me mandat të dorëzuar e Partisë Demokratike Dhurata Çupi.

 

A ishte qëndrimi i eurodeputetëve i pritshëm apo opozita kishte shpresuar që t’jua kthente mendjen të dërguarve të Europës ?

 

PD nëse do të diskutojmë në spektrin politik të 29 viteve është partia me vokacionin më pro evropian, ajo vjen nga studentët dhe baza e qytetarëve si e gjithë Europa dhe për të mos harrojmë ka qenë 13 vite në qeverisje ku me çdo përpjekje dhe arritje të Shqipërisë në Evropë e ka arritur vetëm me Partinë Demokratike. Mos të harrojmë se jemi futur në këshillin e Evropës, jemi futur në NATO, kemi liberalizuar vizat kemi bërë investime pafund për lidhje ndërshtetërore, mos të harrojmë se PD ka qenë partia me vokacionin më pro Evropian në aspektin politik.

 

Ndërsa qëndrimi i kësaj të enjte i eurodeputetëve evropianë ishte qartësisht kundër.

 

Qartësisht atëherë ka kënvështrime unë nuk dëgjova në asnjë artikulim të parlamentarëve Evropianë që në zgjedhjet e 2017-ës ishin të ndershme dhe të lira ashtu siç kemi ndërkohë për këto zgjedhje. Unë dëgjova se parlamenti është legjitim, por nga Evropianët kemi një raport të OSBE-së që 20 % e votave është e kompromentuar e shitur apo e blerë, tashmë është e zeza mbi të bardhë dhe nuk e mohon askush. Ashtu siç kemi dhe raportin e mediave evropiane së fundmi që votat janë blerë dhe janë kompromentuar nga deputetët e PS-së nga kryeatarë bashkisë të PS-së në katër qarqe, minimalisht në katër të tilla, pasi ka dhe prova që prokuroria nuk po heton. PS-ja sot me vota të pakompromentuara i bie që duhet të ishte në opozitë me 60 deputetë.

 

A e vështirëson qëndrimi i eurodeputetëve aksionin tuaj politik, ose atë që ju duhet që të tërhiqni sa më shumë njerëz në protesta.

 

Në nuk do të reshtim së biseduari, dialoguari me çdo evropian dhe çdo përfaqësues evropian ne do të jemi aty për tu shpjeguar do të jemi të qetë dhe të duruar për tua shpjeguar gjithçka ndodh në vendin tonë. Vitet e fundit ne duhet ta pranojmë se kemi një regres në qeverisje, kemi korrupsion, krim të shtuar, kemi blerje të votave të provuara tashmë të shkruara. Në 29 vite ne nuk e kemi pasur në asnjë raport të shkruar që votat janë blerë 20 % ne nuk do të rreshtim së dialoguari, së kontaktuari, me këta europianë që partia Demokratike është një me qytetarët. Opozita është një me interesat e shqiptarevë, dhe kjo shikohet dhe në thirrjet për protestë që çdo herë e më shumë ka mbështetje. Kjo është thirrja për Evropë e qytetarëve.

 

KQZ ka dërguar tashmë ftesë kandidatëve në lista atyre që tashmë janë pas emrave tuj deputetë në parlament. Ka zëra se disa prej tyre janë të lëkundur ndonëse ju e keni thënë në bllok se ato kanë nësnshkruar refuzimin ashtu si ju. A keni ndonjë informacion në lidhje me këtë çështje ?

 

Ne kemi marrë një vendim për diegien e mandateve, në zhargonin djegie mandatesh që ka qenë i vështirë si individualisht por edhe si parti, por kemi qenë të qartë se përse e kemi bërë këtë. Nuk na komplekson asnjë blerje e opozitës dhe as e një bashkangjitje e asnjë individi me pushtetit. Opozita tashmë edhe me vota të blera është natyrale është një opozitë me 57 deputetë, dhe çdo opozitë e krijuar nga qeveria nuk është më një opozitë natyrale, për opozitarizëm por vegël e mazhorancës dhe do ta kthejë parlamentin edhe më qesharak se çështe deri më sot.

 

A ka ndonjë ide më të qartësuar në drejtimin e opozitës se çfarë do të ndodhë me të zgjedhurit në nivelin lokal apo akoma nuk  një vendim për këtë ?

 

Ka pasur diskutime nuk ka qenë qëllimi jonë që institucionet aty ku kanë qenë të zgjedhur ti linim pa drejtues, për shkak se pushteti vendor ato pak bashki që drejtohen nga PD-ja kanë ngelur në 4 vite në një presion dhe pa investime nga qeveria dhe nuk do të donim që këto qytetarë ti linim në muajt e fundit të përfundimit të mandatit, ka pasur diskutime në kryesinë e partisë nuk ka vendimarrje besoj se në të ardhmen do të ketë një vendimarrje në lidhje me këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *