Një 28-vjeçar me iniciale F.S punonjës i Gardës është vetëplagosur me armën e shërbimit.

I riu, pas ngjarjes ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të premte, ndërsa gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se i riu ka qenë duke pastruar armën dhe i është shkrepur padashje. Plumbi e ka kapur në dorë dhe në këmbë.

Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *