Një shtetase, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur është dhunuar dhe spërkatur me sprajt nga tre burra në Pogradec.

 

 

Policia e këtij qyteti bën me dije se ka arrestuar njërin prej autorëve dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerët.

 

 

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

 

 

Shtetasja e dhunuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Pogradec
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe shpallën në kërkim shtetasit N. Ç., 39 vjeç dhe E. Ç., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe i kanë hedhur në fytyrë, lëndë të dëmshme (sprajt), një shtetaseje, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *