Subscribe

Kreu i qeverisë ka folur për suksesin e sezonit turistik gjatë verës që lamë pas. Ram tha se nëse ecet me këto ritme, numri i personave që vitzituan Shqipërinë vitin e kaluar, do të shkojë në 14 milionë. Ai ka folur edhe për aplikimin që ka paraqitur kompania e sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald Trump pranë Agjencisë së Zhvillimit të investimeve për projekte.

Rama: Nëse ky trend vazhdon, 10 mln turistët e vjetshëm do të bëhen 14 milionë këtë vit. Këto ditë,  Jared Kushner, një sipërmarrësh amerikan dhe dhëndri i ish-Presidentit Trump shpalli publikisht ambicien për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Sazan. Sot ata që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembuj të paarritshëm për zhvillime turistike sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë për shkatërrimin e një parku imgjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur s’ka qenë kurrë. E vërteta që ka rëndësi në këtë mes nuk është se sa palidhje janë këto alarme për rrezikun që i kansoet Shqipërisë nga zbarkimi në Sazan i firmës më prestigjioze e hotelerisë në botë, e cila ka ndërtuar një duzinë strukturash në zonat përrallore në UNESCO-s. E vëreta që ka rëndësi është se Shqipëria, kampione e turizmit në rajon në 2023 nuk është një slogan, por një projekt gjeopolitik që po formësohet me plane dhe masa konkrrete.

Lexo edhe :

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *