Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Qytetarët thirrën protestë në nisje të sesionit parlamentar, policia...

Roberto Carlos mahnit me fjalët për Dimarcon: Më kujton...

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për...

Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit: Zëri i...

“Pagat” zgjidhen në 17 shtator, Balla: Kompetencën për rrogat...

“Sulme kibernetike kemi përditë, por jemi forcuar”, Rama: Prokurimet...

“AI mundësi e madhe për Shqipërinë”, Rama: Teknologjia mundësi...

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë: Vendimi mbron sigurinë dhe...

“Territorialja dhe Zgjedhorja prioritetet e PS-së”, Taulant Balla: Projektligji...

Investigimi tronditës: Netanyahu u paralajmërua për sulmin e 7...

Seanca e 9 shtatorit, Kurti nuk tregon nëse do të propozojnë kandidatin për kryetar të Kuvendit: Do të jemi aty

8 Shtator 14:52

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, nuk ka treguar se a do të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit në vazhdimin e seancës konstituive të tij, të mërkurën, më 9 shtator.

“Nesër e kanë thirrur seancën e Kuvendit, do të jemi aty”, u përgjigj para gazetarëve Kurti të martën.

Deklarata e Kurtit erdhi një ditë pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) konfirmuan se do të marrin pjesë në seancën e 9 shtatorit.

Në seancat e 6 dhe 8 gushtit, Kurti kishte kërkuar kohë shtesë nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, deri në arritjen e një marrëveshje politike për çështjen e presidentit.

Që atëherë, Kuvendi ka mbetur pa e përmbyllur konstituimin e legjislaturës së njëmbëdhjetë, duke ngecur tek pika e zgjedhjes së kryetarit dhe ajo e nënkryetarëve të Kuvendit.

Më 31 gusht, LVV-ja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) arritën marrëveshje për nominimin e Bekim Sejdiut për president të Kosovës, për zgjedhjen e të cilit kërkohet pjesëmarrja e së paku 80 deputetëve në votim nga 120 sa i ka gjithsej Kuvendi i Kosovës.

Partia fituese e zgjedhjeve, LVV-ja, ka 53 deputetë, ndërsa partia e tretë, LDK-ja, 18 deputetë, gjashtë prej të cilëve janë deklaruar kundër marrëveshjes për emrin e Sejdiut.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka 22 deputetë, nuk ka ofruar mbështetje për këtë kandidat, ashtu sikurse Aleanca, e cila ka kushtëzuar votën tetë deputetëve të saj.

Kreu i LVV-së tha më 8 shtator se do të vazhdojnë edhe më tutje takimet dhe bisedimet për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, për të parandaluar shkuarjen në zgjedhje.

“Ne jemi vazhdimisht në komunikim me të tjerët, dhe besoj që duhet t’i shtroni pyetje atyre të cilët po thojnë se do ta bojkotojnë zgjedhjen e presidentit”, deklaroi Kurti.

Vendi është me ushtruese të detyrës së presidentit, Albulena Haxhiun, që kur Vjosa Osmanit i mbaroi mandati në krye të shtetit në prill.

Haxhiu, sipas Kushtetutës, mund ta ushtrojë këtë post vetëm për gjashtë muaj – pra deri më 4 tetor.

Akti më i lartë juridik në vend nuk ka paraparë se çfarë ndodh nëse përfundon kjo periudhë dhe vendi s’ka president të ri.

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Albin Kurti kosove

Nga e njëjta kategori

Ulen lehtë temperaturat, parashikimi i motit për ditën e mërkurë

më shumë...

Hapet ekspozita “Postriba ’46”, kujtohet 80-vjetori i kryengritjes kundër regjimit komunist

më shumë...

Roberto Carlos mahnit me fjalët për Dimarcon: Më kujton shumë veten

më shumë...

Nisja e sezonit të ri arsimor, AKU kontrolle në dyqanet afër shkollave dhe kompanitë e ushqimeve për çerdhet e kopshtet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:34

Ulen lehtë temperaturat, parashikimi i motit për...

4:29

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

4:09

Hapet ekspozita “Postriba ’46”, kujtohet 80-vjetori i...

3:46

Qytetarët thirrën protestë në nisje të sesionit...

3:43

Roberto Carlos mahnit me fjalët për Dimarcon:...

3:41

Nisja e sezonit të ri arsimor, AKU...

3:34

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare...

3:32

Shiste drogë në Tiranë, “Shqiponjat” arrestojnë 27...

2:52

Seanca e 9 shtatorit, Kurti nuk tregon...

2:49

Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit:...

2:40

“Pagat” zgjidhen në 17 shtator, Balla: Kompetencën...

2:38

Vlora plot me turistë në shtator, pushuesit...

2:11

“Sulme kibernetike kemi përditë, por jemi forcuar”,...

2:00

“AI mundësi e madhe për Shqipërinë”, Rama:...

1:56

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë: Vendimi mbron...

1:37

Publikohen rezultatet e testit PISA, Shqipëria rritje...

1:28

Pas vrasjes së 24-vjeçarit, Hita “zbret” në...

1:24

Ngjarja e rëndë në Tropojë, njëri prej...

1:09

Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron...

12:52

Flakët që “përpinë” pyjet në Shqipëri, 2...

Më të klikuarat

  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • Grabiten dy biznesmenë në Berat, hajdutët i marrin kasaforta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.