Subscribe

Autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur të enjten në Korçë, Apostol Bozhgolli jetonte në katin e tretë në të njëjtin pallat me 67-vjecarin Petrika Treska.

65 vjecari i arrestuar për ngjarjen kishte dy vite i kthyer nga Greqia dhe jetonte i vetëm pasi mësohet se nuk ka qenë i martuar.

Për fqinjët, autori konsumonte alkool dhe njihej si person problematik sidomos pas kthimit nga Greqia. Për arrestimin e tij është dashur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse pasi nuk pranonte të hapte derën e apartamentit.

Në kushte të tilla policia ka hyrë nga dritarja duke bërë të mundur dhe arrestimin e tij.

Viktima jetonte në shtepi vetëm me bashkëshorten pasi djali i tyre është student në Estoni.

Petrika Treska u vra të enjten me thikë në banesën e tij, ndërsa Apostol Bozhgolli u arrestua këtë të premte nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *