Deputeti i opozitës, Korab Lita e quajti Sandër Lleshajn ministrin e Brendshëm më të dështuar.

Në seancën e sotme parlamentare, Lita riktheu në vëmendje deklaratën e Lleshajt ndaj Myslim Murrizit, të cilit pak javë më parë  iu drejtua me fjalët: “Polic ke qenë, polic ke mbetur, polic!”

“Je ministri më i dështuar, nëse do kishte moralin e ushtarakut nuk do e ulje figurinë e policit dhe ta përçërmoje. Nëse do e kishte bërë një ministër civil edhe mund të kapërdihej, por jo një ushtarak Ty t’i hoqën spaletat pa u bërë mirë ministër i Brendshëm. Kjo të bën t’i urresh policët”, tha Lita.

Kujtojmë se pak kësaj deklarate, ministri kërkoi ndjesë publike, duke sqaruar se reagimi ndaj Murrizit u keqinterpretua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *