Subscribe

Ish diplomati i lartë iranian, Assadollah Assadi është dënuar me 20 vite burg nga një gjykatë federale belge. Po ashtu u gjykuan edhe tre bashkëpunëtorë të tij në komplotin për të shpërthyer një bombë në tubimin ndërkombëtar të Rezistencës Iraniane.

 

Ngjarja ka ndodhur në Paris, qershorin e vitit 2018, ku merrnin pjesë dhjetra mijëra iranianë që  jetojnë në Europë, si dhe figura politike ndërkombëtare, shkruan Vizion Plus.

 

Sipas gjykatës belge, bomba ishte përgatitur në Teheran dhe 49 vjecari, Assadi i cili punoi në ambasadën iraniane në Vjenë, kishte përdorur statusin e tij diplomatik për ta transferuar.

 

Maryam Rajavi, udhëheqësja e grupit në shënjestër të komplotit, e përshkroi dënimin si një fitore të shkëlqyer për popullin dhe rezistencën e Iranit dhe kërkoi shpërbërjen e rrjetit terrorist të mullahëve në Europë.

 

MARYAM RAJAVI

PRESIDENTE, KESHILLI I REZISTENCES SE IRANIT

“Dënimi i sotëm i diplomatit terrorist të regjimit iranian konfirmon terrorizmin shtetëror të regjimit iranian nga një autoritet gjyqësor europian. Ministria e inteligjencës dhe ajo e jashtme, si dhe ambasadat e regjimit, kanë qenë të përfshira direkt në këtë komplot. Pas verdiktit historik të ditës së sotme, populli dhe Rezistenca iraniane presin nga BE dhe vendet e tjera europiane që ti tërheqin ambasadorët e tyre nga Teherani, dhe t’i mbyllin ambasadat e qendrat e regjimit në Europë, të cilat përdoren për terrorizëm.”

 

Këshillit Kombëtar i Rezistencës së Iranit, konsiderohet të jetë krahu politik i Muxhahidinë-e-Khalq, një grup disident që mbështet përmbysjen e Republikës Islamike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *