Tregu i ri i grumbullimit të frutaperimeve në qytetin e Burrelit, ende i pa vënë në funksion ka rënë pre e grabitjes nga persona ende të paidentifikuar nga policia.

 

Tregu i cili ndodhet përgjatë unazës së qytetit jo vetëm është dëmtuar duke i thyer të gjithë xhamat, por edhe është grabitur. Në disa prej godinave janë hequr dhe vjedhur dyert.

 

Policia e Matit ka nisur hetimet pas denoncimit të bërë nga ana e Bashkisë Mat të demtimit të tregut nga persona të paidentifikuar.

 

Ky treg është ndërtuar vite më parë me qëllim që të mbidhte gjithë prodhimet e Matit e më pas të shpërndaheshin në tregun e pakicës. Por tregu në fjalë nuk është vënë asnjëherë në funksion. Paralel me të ka nisur edhe ndërtimi i tregut të pakicës së frutaperimeve, me qëllim zhvendosjen nga brendësia e qytetit në periferi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *