Demi Lovato ka nxjerrë në shitje shtëpinë në Hollywood Hills, ku u gjet në gjendje të rëndë pasi kishte marrë mbidozë.
Shtëpia, e cila ka katër dhoma gjumi dhe gjashtë banja, ka dalë në shitje për 9.5 milionë dollarë (8.2 milionë euro), ndërkohë që Demi e kishte blerë për 8,3 milionë dollarë në 2016-n.

Prona luksoze përmban edhe pishinë, një bar, kinema dhe është shumë afër Sunset Strip.
Këngëtarja, e cila ka probleme me varësinë ndaj drogës, ka në plan të hapë dyer të reja në jetën e saj duke lënë pas të kaluarën. Demi ka vendosur se është koha për të ecur para dhe për të gjetur një vend të ri që ta thërrasë “shtëpi”.
Pas mbidozës, Demi qëndroi në qendrën mjekësore Cedars-Sinai për disa ditë dhe pastaj u largua për t’u shtruar në një qendër rehabilitimi në Los Angeles.
Këngëtarja 26-vjeçare është përpjekur vazhdimisht të heqë dorë nga substancat narkotike, por ka dështuar.





