E martë, 27 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kuvendi Kombëtar Qytetar, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin! Ish-deputeti nxirret nga salla (VIDEO)

Është mbajtur sot për herë të parë Kuvendi Kombëtar Qytetar, ku morën pjesë një numër protestuesish dhe përfaqësuesish.

Mbledhja nuk ka kaluar pa debate, pasi disa prej të pranishmëve kanë kundërshtuar mënyrën e organizimit, duke pretenduar se nuk po përfaqësohen të gjithë protestuesit, por vetëm një grup i kufizuar personash.

Reklamë

Një moment tensioni është regjistruar edhe me ish-deputetin demokrat Selami Jenisheri.

Reklamë

Nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, Jenisheri hyri në sallë dhe u ul në rreshtat e parë, në zonën ku ishin vendosur organizatorët e aktivitetit.

Prania e tij në këtë pjesë të sallës solli reagimin e organizatorëve, të cilët kërkuan ndërhyrjen e rojeve të sigurisë. Më pas, ish-deputeti u shoqërua jashtë sallës nga efektivët e sigurisë.

Megjithatë, situata u qetësua brenda pak minutash dhe Jenisheri u rikthye në sallë, duke pranuar të ulej në pjesën e pasme, ku vijoi të ndiqte punimet e Kuvendit Kombëtar Qytetar.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë