Subscribe

Përplasja mes Berishës dhe Ramës në seancën parlamentare të kësaj të enjteje degradoi në fyerje të rënda familajre. Rama e akuzoi Berishën se ka përgojuar familjen e tij dhe se nuk do ta lejojë më që ta bëjë një që të tillë.

 

Ai e akuzoi Berishën se ka falsifikuar gjyqin ku pretendohet se Rama ka kërkuar verifikim për atësinë e të birit. Jo vetëm kaq por kryeministri nuk ka kursyer fjalorin e rëndë ndaj Berishës që, sipas tij, merret me gratë dhe mbesat e deputetëve.

 

“Po ta përsëris ti je njeri që je marrë me gratë dhe me mbesat. Ti je njeri që ske kanun dhe ske moral… Por ti gruas time dhe familjes time i ha ato që nuk thuhen.”

 

Me tone të larta nga ana tjetër i është kundërpërgjigjur ish-kryeministri, i cili tha se Ramës po i mbajnë peng dosjen origjinale të gjyqit të të birit dhe se po e kërcënojnë.

 

Berisha shkoi më tej dhe deklaroi me një gjuhë të rëndë se kryeministri Rama se I morri bashkëshorten shokut të tij.

 

“Ti je fundërrinë që u merr shokëve gratë. Ti shet cdo moral mor horr. Ti je njeri që mohon djalin tënd. Ti je fundërrinë njerëzore. Njeriu që mohon djalin tënd, që ke akuzuar babën për përdhunues, incest, fundërrinë njerëzore.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *