Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian nuk kanë rënë në një konsensus për vendimin që duhet të merret në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Tashmë vendimi është në duart e liderve të BE-së dhe datat 17-18 tetor janë vendimtare në lidhje me këtë vendim.

 

Për të folur më shumë rreth kësaj çështje në edicionin qëndrorë të lajmeve në Vizion Plus ka qenë zv/ministri për Europen dhe Çështjet e Jashtme, Sokol Dedja.

 

Zv.ministri Dedja, është shprehur se ministrat e Jashtëm Evropianë  e patën të vështirë që të merrnin vetë një vendim unanim në lidhje me hapjen e negociatave dhe për këtë shkak vendimi ka ngelur në dorë të lidereve evropiane.

 

 

Prej disa javësh data 15  pritej të ishte një ditë vendimtare të paktën për të kuptuar se nga do të anonte peshorja me takimin e ministrave të jashtëm. A  e dimë tashmë se nga cila anë anon peshorja?

Këtë të martë është zhvilluar takimi i ministrave të Jashtëm dhe Çështjeve evropiane që është formati në të cilin normalisht merren vendimet për zgjerimin për hapjen e negociatave me vende të caktuara ajo që ndodhi sot është se në këtë format të këshillit kishte një  shumicë dërrmuese të vendeve që mbështetën hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk u arrit unanimiteti, që tregon se është një vendim i rëndësishëm.

 

A e dimë se sa vende ishin kundër apo skeptikë?

 

Po u bë publik në konferencën e shtypit pas takimit, që është 25 nga 27 vende, një shumicë dërrmuese, por jo uninamiteti dhe tashmë vendimi do të kalojë në samit kryeministrave dhe presidentëve të BE-së me 17-18 tetor. Fakti që ka kaluar në një nivel kaq të lartë vendimarrje lidhet me vështirësinë për këtë vendim, lidhet me faktin se çfarë ka bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Dëgjuar dhe deklaratën e ministrës së jashtme të Francës e cila foli për ndryshimin e metodologjisë së negociatave. Janë shqetësime me natyre politike, dhe që lidhen me natyren e strategjisë për Bashkimin Evropian.

 

Gjatë ditës është raportuar se Finlanda mund të propozonte ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e veriut, duke e konsideruar më larg Shqipërinë për plotësimin e kushteve. A është i vërtetë ky njoftim?

 

Kanë qarkulluar shumë drafte dhe asnjëri prej tyre nuk ka një marrëveshje, mund të ketë pasur edhe drafte që supozojnë ndarje. Ne nuk kemi pasur një bashkim me Maqedoninë e Veriut, çështja është se Shqipëria dhe fqinji ynë kanë plotësuar kushtet për hapjen e negociatave të vendosura unanimisht nga vendet anëtare.

 

Franca po këmbëngul që të rishikohet dhe riformatohet e gjithë metodologjia për procesin e zgjerimit, që të jetë i kthyeshëm, që nëse një vend sipas Francës nëse nuk i ka plotësuar kushtet të bëjë dhe hapa pas. Ky qëndrim duket sikur po shkojmë drejt mbylljes së dyerve të negociatave dhe jo hapjes?

 

Franca ka kërkuar një proces që mbetet për tu parë se çfarë forme do të marri. Deri më tani kemi dëgjuar deklarata kaq të shkurtra që nuk mund të japim asnjë version. Por rishikimi i metodologjisë theksuar edhe nga vetë Franca nuk ka vënë në dyshim perspektivën e anëtarësimit. Procesi është kërkues, dhe lidhet me një monitorim të rreptë të kushteve dhe ne këtë e mirëpresim. Çështja është që ky kushtëzim të funksionojë, duket që procesi të jetë i besueshëm, nëse ka kushte të caktuara dhe në rast se objektivisht vlerësohet se këto kushte duhet të hidhet në mënyrë që i gjithë procesi të jetë i besueshëm.

 

Ka një opinion të diplomatëve apo qarqeve diplomatike në Evropë, se hezitimi i BE për të ofruar vendet e Ballkanit, konkretisht për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, mund të jetë një rrezik për vetë  BE që mund të humbasë besimin e popullsive të këtyre zonave siç është Ballkani, çfarë mendoni për këtë?

 

Për ne është shumë e rëndësishme procesi i zgjerimit, pasi është një mbështetje e pazëvendësueshme për procesin e reformave që kemi ndërmarrë ne. Nuk janë reforma që i kemi marr për hir të BE-së por janë reforma të vështira dhe duan me patjetër një mbështetje si perspektiva e BE-së, që duhet të jetë e besueshme në kuptimin që sapo thash. Për shkak të mbështetjes pozitive dhe të pazëvendësueshme që jep procesi i integrimit që ne kemi ndërmarrë.

 

A ka komentatorë ato qaqe që duan që negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapen. Në përgjithësi qëndrimi i hapur i BE në lidhje me këtë proces, e kundërta e saj mund ti kthente vende të tilla siç jemi ne apo vendet e tjera të rajonit me sytë nga lindja. A mund të jetë kjo një perspektive në të ardhmen, një rrezik apo si mund ta quajmë?

 

Ajo që ne duam dhe kërkojmë me bindje është realizimi i perspektivës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ne nuk shohim alternativë ndaj kësaj të adhmeje për Shqipërinë, sepse është e ardhmja e procesit transformues për vendin. Arena ndërkombëtare është e ndërlikuar, është bërë shumëpolare, në rajonin ka fuqi të tjera përveç BE, që kërkojnë të ushtrojnë influencën e tyre. Shqipëria është e orientuar shumë qartë gjeostrategjikisht është një vend anëtar i NATO-s dhe një vend që anëtarësimi në BE është shumë i rëndësishëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *