Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka vendosur t’i kundërpërgjigjet në rrjetet sociale kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe paralajmërimit të tij për përjashtimin e saj nga grupi parlamentar socialist.
Në një mesazh në Facebook, Elisa Spiropali sqaroi pozicionin e saj në lidhje me situatën brenda partisë më të madhe të vendit; duke e bërë të qartë se ajo ka vendosur të mos heshtë
“Kur paralajmërimi publik bëhet instrument kërcënimi, heshtja nuk është më maturi, është dorëzim. Nëse qëndrimi im për mënyrën si po funksionon partia, qeveria, shteti, konsiderohet arsye për përjashtim, atëherë po e them qetë dhe qartë: Më përjashto”, tha Spiropali.
Deputetja Elisa Spiropali ka sqaruar se ajo nuk ka sulmuar partinë socialiste; por ka kërkuar ndarjen e partisë nga shtetit dhe per rrezikun e strukturave burokratike që rrezikojnë të marrin vendin e përfaqësimit politik dhe per mungesën e garës brenda ps.
“Nëse të kërkosh që institucionet të mos kontrollohen, personalizohen, instrumentalizohen, është faj, atëherë më përjashto. Nëse të kërkosh garë e meritë, brenda e jashtë partisë është faj, më përjashto. Nëse të kërkosh që socialistët të mos zëvendësohen nga një model “drejtorokracie”, ku kontributi politik zbehet përballë kontrollit administrativ, qenka mungesë disipline, më përjashto”, shtoi Spiropali.
Në këtë mesazh spiropali mbrojti vendimin e saj për të mos u bërë pjesë e seancës plenare ku u rrëzuar kërkesa e spakut për arrestimin e ish-numrit dy të qeverisë Belinda Balluku
“Por të paktën të bëhet e qartë se përjashtimi nuk po ndodh sepse dikush ka tradhtuar partinë. Po ndodh sepse dikush ka refuzuar të heshtë për mënyrën si po vepron pushteti në emër tësaj. Dhe kjo nuk është çështje personale. Është çështje se si kuptohet politika. Çfarë ndodh me një parti kur qoftë edhe një akt politik mosvotimi shihet si armiqësi? Çfarë ndodh me një shtet kur kundërshtimi trajtohet si kërcënim? Çfarë ndodh me një shoqëri kur bindja kërkohet si nënshtrim?”, tha Spiropali.
Një ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama paralajmëroi Elisa Spiropalin se do ta përjashtojë nga grupi parlamentar nëse ajo vazhdon publikisht të kritikojë Partinë Socialiste.





