Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2020, ku mes të tjerave ka  pasqyruar edhe sfidat në Shqipëri.

 

Pavarësia  gjyqësore,  kufizimet e shprehjes së lirë dhe shtypit, korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes si dhe moszbatimi i ligjeve për punën e të miturve janë shqetesimet kryesore të vendit.

 

Por sipas raportit, mosndëshkimi i zyrtarëve ështe problematika me serioze, ku politikanë, gjyqtarë dhe personat me interesa të fuqishme biznesi i janë shmangur gjykimit. Sipas të dhenave , Korrupsioni eshte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, dhe zyrtarët shpesh përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar.Tek shembujt perfshihet  një kandidat për kryetar bashkie në vitin 2019 i dënuar më parë për trafik droge.

 

Edhe pse Kushtetuta ka parashikuar një gjyqësor të pavarur, presioni politik dhe korrupsioni ka ndikuar edhe ne nje gjykimin e drejtë .Sipas  DASH  seancat gjyqësore nuk ishin të hapura për publikun.

 

Gjatë vitit 2020 qeveria dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin  edhe tek media duke ushtruar presion politik dhe ekonomik, ose duke perdorur  kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *