Opozita që po konfiguron kandidaturat e saj për zgjedhjet lokale, në Korçë ka nxjerë dy pretendente për kryetar bashkie.

 

Nga fillimi I proçesit zgjedhor në stukturat bazë të Partisë Demokratike, antarësia e saj voton edhe përfaqsuesit e saj për zgjedhjet lokale.

 

Prej më shumë se një muaji, nga baza e PD janë evidentuar kandidaturat kryesore me pedagoget Sorina Koti, Ledina Aliolli dhe Devis Osmani.

 

Pikërisht kjo kandidaturë e fundit, duket se është seleksionuar gjatë rrugës në grup seksionet e PD Korçë. Burime të kësaj partie, bëjnë të ditur se janë kristalizuar tashmë dy kandidaturat kryesore me më shumë përkrahje.

 

Parimi një anetar një votë, mësohet se mbështet kandidaturat e dy pedagogeve në UT ‘Fan.S. Noli’ që janë ato të Sorina Koti dhe Ledina Aliolli.

 

Këto propozime të dala nga antarësia e PD në Korçë, pritet të jenë alternativat e diskutuara në forumet drejtuese apo lidershipin e kësaj partie, nga ku do të jepet miratimi se cila prej  dy kandidateve femra nga opozita do të sfidojë kryebashkiakun aktual në zgjedhjet lokale për postin e qytetarit të parë në Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *