Subscribe

Dy ish deputetet e PS, Arben Çuko dhe Arben Ndoka kërkuan nga Krimet e Rënda që të gjykohen të ndarë nga pjesa tjetëtr e të arrestuarve në kuadër të operacionit masiv “Vol-Vo 4” ku u prangosën anëtarë të 4 grupeve kriminale në Has, Lezhe, Tiranë dhe Shijak.

Arben Çuko kërkoi që të mos gjykohet me personat e tjerë të kapur që akuzohen për trafik droge dhe krime të tjera të rënda. Ai u arrestua për korrupsion pasiv pasi u kap në përgjime ku shoferi i tij e kishte përfshirë në marrjen e rryshfetit për transferimin e një të burgosuri të rrezikshëm, cështje ku kishin ndikuar anëtarë të bandës së Shijakut.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me avokatet e dosjes “Hipoteka” klientet të cileve u arrestuan për tjetersim pronash.

Ndonëse ndaj disa prej të këtyre të arresturave ka përgjime që I implikojnë me bandën e Shijakut, ata pretendojnë se klientet e tyre nuk janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, kështu që duhen gjykuar vecmas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *