Chelsea siguroi kualifikimin për në fazën e 1/8 të Kupës së federates në Angli. Blutë e Londrës fituan në transfertë kundër Aston Vilës me rezultatin 3 me 1.

Sukses i rëndësishëm për skuadrën e Poçetinos e cila në mungese të objektivave në kampionat, po shfrytëzon kompeticionet e tjera për të mos e konsideruar një dështim total këtë sezon. Londinezet praktikisht e  siguruan kualifikimin për në raundin e pestë që në mesin e pjesës së parë. Fillimisht ishte Gallager që kaloi në avantazh miqtë në minutën e 11 në Vila Park. Për t’i çuar shifrat në 2 me 0 mendoi Xhekson.

Pjesa e parë u mbyll 2 me 0 për Chelsea, ndërsa e dyta nisi sërish nën shenjën e skuadrës mike. Enxo Fernandez në minutën e  54 i dërgoi shifrat në  3 me 0. Vetëm për statistike goli i vetëm i shënuar nga Aston vila në minutën e 91 përmes Diabi.

Në sfiden tjeter të kupës së federates ishte Nontingem Forest që u kualifikua për në 16 ekipet më të mira të kompeticionit pasi mundi me penallti Bristol Cityn. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *